U mbajt mbledhja e tretë e rregullt për vitin 2026 e Kuvendit të Komunës së Pejës, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Pejës,
z.Gazmend Muhaxheri u debatua për disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat sipas rendit të ditës, si në vijim:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Është tërhequr nga rendi i ditës miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 31.03.2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik i Draft-Statutit të Komunës së Pejës.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera për periudhën janar 2025 – shkurt 2026.
5.Shqyrtimi dhe miratimi për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Hartës Zonale të Komunës së Pejës.
6.Shqyrtimi i progresit dhe adresimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit.
7.Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.
8.Shqyrtimi i informatës tremujore financiare për periudhën janar – mars 2026.
9.Shqyrtimi i informatës mbi funksionimin e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës.
10.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
11.Çështje të ngritura gjatë mbledhjes.





