U mbajt mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2026 e Kuvendit të Komunës së Pejës e udhëhequr nga
Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Pejës,
z.Gazmend Muhaxheri u debatua për disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat sipas rendit të ditës, si në vijim:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 31.03.2026 dhe 29.04.2026.
3.Është tërhequr nga rendi i ditës, shqyrtimi dhe miratimi i Statutit të Komunës së Pejës, pas procedurave të parapara për konsultim publik.
4.Rishqyrtimi i Vendimit Nr.01/2026 mbi themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa – KPF në Komunën e Pejës, në bazë të kërkesës së MAPL për rishqyrtim, me nr. prot:020-162/5, të datës 13.03.2026.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft-vendimit për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale bufeja e objektit të Teatrit.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale bufeja e objektit të Teatrit.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft-vendimit për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Novosellë – rivitalizimi i objektit.
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale në Novosellë – rivitalizimi i objektit.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft-vendimit për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me qëllim të dhënies në shfrytëzim nga procedurat e këmbimit dhe shpronësimit.
10.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale me qëllim të dhënies në shfrytëzim nga procedurat e këmbimit dhe shpronësimit.
11.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit të ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale.
12.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për dhënien e Servitutit Real për instalimin e kabllos nëntokësore, ZK Sferkë në pronësi të Komunës së Pejës.
13.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Komitetit për Politikë dhe Financa për kompensimin e Komisionit për hartimin e draft Statutit të Komunës së Pejës, nr. prot. 016/01-14884, datë: 31 Mars 2026.
14.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të komisionit për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime për vitin 2026.
15.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimit të të huajve në Pejë, 2026 – 2028.
16.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Komitetit për Politikë dhe Financa për kompensimin e Komisionit të veçantë për tituj nderi, dekorata, medalje, mirënjohje dhe falënderime për vitin 2026, nr. prot: 01-060/01-12407, datë: 26 Shkurt 2026.
17.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
18.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.




