


Është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për vitin 2026 e Kuvendit Komunal të Pejes e kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar rekomandimet, sipas rendit të ditës:
- Aprovimi i rendit të ditës.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të KPF-së dt. 21.07.2026.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Pejës 2027-2029.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Pejës për kompensimin e Komiteteve Konsultative për vitin 2026.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Drejtorisë se Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Drejtorisë se Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për formimin e Komisionit për ankesa lidhur me procesin e zgjedhjeve të Këshillave Lokale në Komunën e Pejës.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e anëtareve të KKSB-së për vitin 2026.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Drejtorisë se Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e kryesuesve të Këshillave Lokale për vitin 2026.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronat e paluajtshme në pronësi të pronarëve privat Florin (Muharrem) Krasniqi, Venera (Mahir) Kelmendi, Bos Peter (William Mattjas), Arjeta ( Mahir) Mala dhe Ramiz (Avdyl) Nikq, me qëllim të zgjerimit të rrugës dhe sigurimit të kushteve të nevojshme për funksionimin e bazave ushtarake në Bellopojë si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Luigj (Ilhami) Karagjija me qëllim të krijimit hapësirës për shërbim kulturor dhe rekreativ si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronat e paluajtshme private në pronësi të Hysnije (Alil) Jusaj, Ali (Ramë) Basha dhe Reliumd Group, me qëllim të realizimit të Interesit Publik: “Zgjerimi i rrugës si dhe Sigurimi i kushteve të nevojshme për funksionimin e bazës ushtarake në Bellopojë”, si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronat e paluajtshme në pronësi të pronarit Rexhë (Avdi) Muriqi, me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për funksionimin e bazave ushtarake në Bellopojë, si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit privat Shani (Sejfullah) Kasapi, me qëllim të realizimit të Interesit Publik: “Krijimi i hapësirave publike buzë Lumbardhit”, si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me me pronat e paluajtshme në pronësi të pronarëve privat Skender (Tahir) Jusaj dhe Blerim (Gani) Pupovci, të cilat do të merren me qëllim të realizimit të Interesit Publik: “Shërbim kulturor dhe rekreativ-hapësirë e hapur publike”, si Interes Publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për periudhën kohore, 21 Korrik 2026.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për shpalljen e konkursit për Komitetet Konsultative:
- Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, 2. Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit dhe 3. Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për zgjedhjen e panelit përzgjedhës për Komitetet Konsultative.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës nga DKA për fillimin e vitit shkollor.
- Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar. (Për tu dorëzuar të Sekretari jo më vonë se të Premten, me dt.11.09.2026).