U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2026 e Kuvendit të Komunës së Pejës e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Pejës,
z.Gazmend Muhaxheri u debatua për disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat sipas rendit të ditës, si në vijim:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 29.06.2026.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetimit të Komunës së Pejës, si dhe pjesëmarrja e qytetarëve (fermerëve përfitues) në projektin për furnizim me mekanizëm bujqësor – 65 traktorë.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
4.Shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
5.Shqyrtimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë, janar–qershor 2026.
6.Shqyrtimi i raportit të auditimit të pasqyrave financiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin 2025 dhe i Planit të Veprimit për të gjeturat e auditimit të vitit 2025.
7.Shqyrtimi i informatës nga DKA për përfundimin e vitit shkollor, testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.
8.Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët e Kuvendit, sipas renditjes së pranuar.
9.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi ose nga anëtarët e Kuvendit.




