Është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për vitin 2026 e Kuvendit Komunal të Pejës e kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar rekomandimet e paraqitura, sipas rendit të ditës:
1.Miratimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KPF-së, të datës 15.10.2026.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratim i normës tatimore për tatimin në pronë në Komunën e Pejës për vitin 2027.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend për miratimin e Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
5.Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend për miratimin e Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe të Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
6.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi Draft-Planin Paraprak Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2027 në Komunën e Pejës.
7.Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës.


