Në kuadër të Muajit Rozë, Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, e udhëhequr nga znj.Samka Drançolli organizoi një aktivitet të veçantë me gratë, të cilat përballen me kancerin e gjirit, me qëllim të ofrimit të mbështetjes, promovimit të mirëqenies dhe forcimit të solidaritetit.
Pjesë e këtij takimi ishte doktoresha znj.Adnora Nurboja, e cila ndau këshilla profesionale dhe theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji Rozë është një thirrje për ndërgjegjësim, kujdes dhe solidaritet. Përmes aktiviteteve të tilla, synohet të forcohet mesazhi se gratë meritojnë mbështetje, mirëkuptim dhe dinjitet në çdo etapë të rrugëtimit të tyre.
Shëndeti nuk pret. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!







