Në organizim të Rotary Club Peja, u mbajt një takim i veçantë në përkujtim të 11 Shtatorit 2001, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Rektorit Armand Krasniqi, themeluesit të Peja Peace Forum, z. Neshat Albani, si dhe përfaqësueses së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Brook Young.
Gjatë takimit u diskutua për Inteligjencën Artificiale, përfitimet e saj, mundësitë që ofron për institucionet dhe shoqërinë, si dhe perspektivën e zhvillimit të saj në të ardhmen.
Duke ruajtur kujtesën e së kaluarës dhe duke investuar në dije, inovacion dhe bashkëpunim, ndërtojmë një të ardhme më të zhvilluar dhe më të sigurt.


















