Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri
së bashku me Nënkryetarin e Komunës, z.Fatmir Asllani, Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z.Meriton Fetaj dhe Shefin e Kabinetit, z.Faik Zekaj pritën në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Lulzim Rafuna i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Njësi Rajonale, z.Samir Lleshi, si dhe Drejtoresha e Departamentit në Pejë,
znj.Arbnesha Panduri.
Në këtë takim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional, mbështetjen e zhvillimit të bizneseve lokale, krijimin e një ambienti më të favorshëm ekonomik, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë përmes projekteve të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare.







Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit me institucionet dhe sektorin privat.