Nën patronatin e kryetarit të komunës së Pejës z.Ali Berisha dhe ne organizim të Drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport, mbahet manifestimi kushtuar Ditës së Çlirimit të Pejës me moton :
“11 Vjet Liri”.
15.06.2010- Manifestimit i paraprinë Ekspozita tradicionale në Galerinë e Arteve në Pejë,
në ora 19:00.
E mërkurë 16.06.2010 – Dita e Çlirimit të Pejës:
09:45 – Homazhe:Pllaka përkujtimore e 1968,Busti i dëshmorit të Kombit Shkëlzen Haradinaj dhe Pllaka Përkujtimore e Dëshmorëve të Kombit,busti i dëshmorit Adrian Krasniqi dhe busti i Haxhi Zekës.
10:00 –Teatri “Istref Begolli”- Akademi Solemne, për nder të 11 vjetorit të Ditës së Çlirimit.
12:00 – Qendra e Qytetit : Hapja e ceremonisë festive ku parashihen aktivitete te ndryshme: Panairi i prodhimeve vendore,Këndi i promovimit të veshjes tradicionale,Këndi i promovimit të ushqimit tradicional,Ekspozitë e fotografive me motive nga trashëgimia dhe bukuritë e natyrës së komunës së Pejës,Ekspozitë e pikturave dhe skulpturave me motive nga trashëgimia dhe bukuritë e natyrës se komunës së Pejës dhe aktivitete të nxënësve të shkollave të komunës së Pejës.
14:00 – Inaugurimi i rrugës së UÇK-së
14:30 – Salla e Asamblesë Komunale – Ceremonia e ndarjes së trojeve për 181 familje të dëshmorëve.
15:00 – Inaugurimi i Ambulancës në Zahaq
16:00 – Promovimi i valleve dhe muzikës tradicionale
17:00 – Aktivitete rekreative,sportive – rinore
19:00 – Koncert me këngëtarë dhe artistë nga Kosova
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Pejës z.Ali Berisha dhe ne organizim të Drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport, mbahet manifestimi kushtuar Ditës së Çlirimit të Pejës me moton :
“11 Vjet Liri”.