Komuna e Pejës shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Local Democracy Agency of Kosovo (LDA Kosovo) dhe Qendrën për Mirëqenien e Gruas (QMG), organizon një aktivitet me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1776–2026).
Aktiviteti do të mbahet më 15 korrik 2026, në ora 19:00, në sheshin “Italia”, në Pejë.
Programi i aktivitetit:
Promovimi i librit “Kohë kurorash”;
Shfaqja e filmit artistik “American Journey”;
Performancë artistike.