Promovimi i librit “Mikelin” në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”
Komuna e Pejës, në bashkëpunim me Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”, organizojnë promovimin e librit “Mikelin” të autores nga Malta, znj.Sandra Hili Vassallo, me ilustrime nga znj.Susanna Rumiz.
Promovimi i librit do të mbahet më 22 korrik 2026, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë.
Ky promovim do të sjellë para publikut autoren, znj.Sandra Hili Vassallo, e cila do të prezantojë librin dhe do të bashkëbisedojë me të pranishmit rreth procesit krijues dhe mesazhit, që përcjell vepra.
Ilustrimet e artistes, znj.Susanna Rumiz i japin librit një dimension të veçantë artistik, duke e bërë atë një përvojë të plotë për lexuesit.