Njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Pejës se ka filluar shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë nga Posta e Kosovës (PTK).
Ju informojmë se faturat e shpërndara mbajnë datën 24.05.2026.
Për këtë arsye, të gjithë tatimpaguesit, që e kanë kryer pagesën e tatimit në pronë më 24.05.2026 ose pas kësaj date, duke e marrë faturën në zyrat e Tatimit në Pronë të Komunës ose përmes platformës e-Kosova, nuk duhet ta konsiderojnë faturën e pranuar si obligim të papaguar, pasi pagesa e tyre është evidentuar në sistem.
Ndërkaq, të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer pagesën e tatimit në pronë, inkurajohen ta bëjnë këtë sa më parë.
Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 01.07.2026, për të gjitha obligimet e papaguara aplikohet kamata ligjore dhe ndëshkimi për vonesë në pagesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe për përmbushjen me kohë të obligimeve tuaja tatimore