Ju njoftojmë se “Java e Gjimnaziadës 2026”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme sportive shkollore në vend, do të mbahet më 15, 16 dhe 17 prill 2026, në qytetin e Pejës.
Ky aktivitet organizohet nga Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor dhe Sportin Shkollor Pejë.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë rreth 600 nxënës (vajza dhe djem) nga 7 regjione dhe 18 komuna të Republikës së Kosovës, të cilët do të garojnë në 5 disiplina të ndryshme sportive.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është promovimi i sportit shkollor, forcimi i bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve.
Peja e mirëpret me krenari këtë organizim dhe pjesëmarrësit nga e gjithë Kosova.






