Ju njoftojmë se do të mbahet mbledhja e III-të e rregullt për vitin 2026 e Kuvendit të Komunës së Pejës, të mërkurën, më datë 29.04.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës.
Rendi i ditës:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 31.03.2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për periudhën janar 2025 – shkurt 2026.
4.Shqyrtimi dhe miratimi për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Hartës Zonale të Komunës së Pejës.
5.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik të Draft-Statutit të Komunës së Pejës.
6.Shqyrtimi i progresit dhe adresimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit.
7.Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.
8.Shqyrtimi i informatës tremujore financiare për periudhën janar – mars 2026.
9.Shqyrtimi i informatës mbi funksionimin e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës.
10.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
11.Çështje të ngritura gjatë mbledhjes.

