Më 27.11.2026, të premten, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës, do të mbahet mbledhja e XI-të e rregullt për vitin 2026.
RENDI I DITËS:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 27.10.2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i normës tatimore për tatimin në pronë në Komunën e Pejës për vitin 2027.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës – 2027.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
6.Rishqyrtimi i Vendimit Nr.88/2026 mbi Kompensimin e Komiteteve Konsultative, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot.1924-1/26, datë 08.10.2026.
7.Rishqyrtimi i Vendimit Nr.91-2026 mbi Kompensimin e anëtarëve të KKSB-së, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot.1923-1/26, datë 08.10.2026.
8.Rishqyrtimi i Vendimit Nr.92-2026 mbi Kompensimin e kryetarëve të Këshillave Lokale, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot.1925-1/26, datë 08.10.2026.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Vjetor të Punës së KKSB-së për vitin 2027.
10.Shqyrtimi dhe miratimi i Nismës së Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërkomunal për Qendrën për Zhvillim Rajonal Perëndimi, në mes të Komunave: Pejë, Deçan, Istog dhe Klinë.
11.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi Draft Planin Paraprak Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2027 në Komunën e Pejës.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
13.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.

