Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Pejës do të mbajë mbledhjen e VIII-të për vitin 2026, të premten, më 13 nëntor 2026, në ora 10:00, në sallën e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në rend dite për këtë mbledhje janë paraparë këto pika:
1.Miratimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KPF-së, të datës 15.10.2026.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratim i normës tatimore për tatimin në pronë në Komunën e Pejës për vitin 2027.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend për miratimin e Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
5.Shqyrtimi dhe rekomandimi për Kuvend për miratimin e Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe të Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
6.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi Draft-Planin Paraprak Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2027 në Komunën e Pejës.
7.Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës.
