Në sallën e takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Pejës është mbajtur takimi me anëtarët e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore.
Takimi u hap dhe u udhëhoq nga Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe Koordinatorja e mekanizmit, znj.Samka Drançolli, e cila siguroi mbarëvajtjen e tij sipas rendit të ditës.
Gjatë takimit u prezantua raporti i punës, ku u pasqyruan aktivitetet e realizuara në përputhje me planet e punës.
Anëtarët raportuan mbi rastet dhe zhvillimet relevante, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional.
Znj.Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) prezantoi nevojat dhe prioritetet për periudhën në vijim.
U diskutuan aktivitetet e ardhshme dhe u morën vendime për hapat e mëtejmë.
Në përmbyllje, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për trajtimin efektiv të rasteve të dhunës.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave koordinues dhe në adresimin e vazhdueshëm të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.





