Kuvendi i Komunës së Pejës, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal nr.05/2020 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme dhe komiteteve të tjera në komuna, ka themeluar Komitetet e Tjera.
Komitetet e Tjera, të themeluara nga Kuvendi i Komunës së Pejës në mbledhjen e mbajtur më 29 qershor 2026, sot zhvilluan takimet e tyre të para konstituive, gjatë të cilave u zgjodhën unanimisht kryesuesit e komiteteve:
Komiteti për Arsim, znj.Gentiana Bajrami Atashi;
Komiteti për Shëndetësi, znj.Arijeta Musliqi;
Komiteti për Persona të Moshuar, z.Islam Husaj;
Komiteti për Urbanizëm, z.Nasret Hajrizi.
Në takimet konstituive, përveç anëtarëve të komiteteve, mori pjesë edhe Sekretari i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Avni Gashi, i cili i uroi kryesuesit e komiteteve dhe theksoi rëndësinë e funksionimit të këtyre komiteteve.



