Me ftesë të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj është mbajtur takimi i parë themelues i Grupit të Grave Asambleiste (GGA) për legjislaturën e re 2025–2029.
Në këtë takim u propozua dhe u votua unanimisht për Kryesuese të GGA-së znj.Gentiana Bajrami Atashi.
Sipas marrëveshjes së arritur, Kryesuesja e GGA-së do të ndërrohet çdo 6 muaj me rotacion nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Pejës, duke garantuar përfaqësim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.
Takimin e parë e udhëhoqi z.Avni Gashi, Udhëheqës i Sektorit të Kuvendit të Komunës së Pejës.

