Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot mbajti Takim Publik më Qytetarët e Komunës së Pejës.
Në mbledhjen e Këshilli Komunal për Sigurisë në Bashkësi të kryesuar nga Nënkryetari i Komunës së Pejës,posa zgjedhur Shefqet Uka, morën pjesë edhe Komandati i Regjionit Policor Enver Gashi më bashkëpunëtor, Drita Krasniqi Koordinatore e KLMDNJ dhe njëherit anëtare e Ekipit Veprues për Siguri ne Bashkës, si dhe anëtarët e tjerë të këtij Këshilli.
Në takimin publik të KKSB-së, të udhëhequr nga Kryesuesi Uka, para qytetarëve komandanti i Policisë Gashi raportoj për punën gjashtëmujore të shërbimit policore në regjionin e Komunës së Pejës. Në vazhdim të takimit tha, Ai, në krahasim prej vitit 2009, gjendja për vitin 2010 gjegjësisht e gjashtëmujorit të parë të këtij viti në komunën e Pejës është e kënaqshme, ne krahasim më komunat tjera duke i përfshij rastet e renda dhe te lehta kemi zbardhje të tyre,më këtë vërtetojmë se liria e lëvizjes dhe gjendja e sigurisë është e mirë. Përveç gjendjes së mirë kemi edhe disa raste që nuk janë të kënaqshme që janë si shqetësuese për në dhe qytetarët; infrastruktura rrugore hapja e mburoja(kapakët) e kanaleve,si dhe rastet ne lugun e Baranit dhe në bashkësinë territorial Raushiq janë disa vepra penale grabitje (vjedhje).Andaj duke e parë gjendje në ato bashkësi territoriale në si stacion policorë kemi shtuar patrullimin në atë zonë që rastet e tilla do të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.
Poashtu Komandant Gashi tha; ne jemi të hapur dhe jemi të gatshme që të punojmë dhe veprojmë në çdo kohë për siguri që në komunën tonë mos të këtë destabilitet.
Në vazhdim të këtij takimi foli edhe Engelbert Zefaj, për rritjen e Sigurisë në klubet rinore të natës si dhe njoftojë të pranishmit për Projekt -Rregulloren për “Sigurinë e të Rinjve në Klubet e Natës”, e cila pas aprovimit të KKSB-së, së shpejti do të aprovohet nga Asambleja komunale,më ardhjen e mërgimtarëve frekuentimi është më i madhe i të te rinjve në sezonin verore,andaj se shpejti të hy në fuqi dhe të filloj implementimi i kësaj rregulloreje e cila është për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Që të ju afrojmë komunitetit të gjerë një jetë më të që dhe një stabilitet në duhet të bashkëpunojmë në tersi tha;Drita Krasniqi anëtarë e Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi e Komunës së Pejës. Ne si ekip veprues kemi rregulloren dhe jemi në bashkëpunim të mirë më policinë si dhe më Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Në kuadër të këtij Ekipit (EVSB) kemi bërë vënien e kamerave në disa shkollë të mesme që në një mënyrë shumë shpejt kemi arritur deri të evitimi i problemeve, shpresojmë se së shpejti të vejmë kamera edhe nëpër disa shkolla fillore të komunës së Pejës tha Ajo.
Nga kryesuesi i Këshillit Shefqet Uka, u kërkua që në mbledhjet e radhës të këtij Këshilli te jenë prezent të gjithë kryetarët e Bashkësive Territoriale të komunës sonë,vërejtjet dhe sugjerimet ti sjellin më shkrim.
Në fund të takimit u dhanë disa vërejtjeje nga qytetarët për jo patrullim të mirë të shërbimit policore dhe kërkuan nga ta së shërbimet policore të bashkëpunojnë me qytetarët.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot mbajti Takim Publik më Qytetarët e Komunës së Pejës.