Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Sportin Shkollor në Pejë, organizoi “Vrapimin Tradicional të Qershorit” për vajza dhe djem, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka dhe Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega i përgëzuan pjesëmarrësit dhe ndanë mirënjohje për fituesit.
Në konkurrencën e djemve, fitues u shpallën:
1.Orik Studenica – SHFMU “Tetë Marsi”
2.Jon Lajqi – SHFMU “Xhemajl Kada”
3.Ahmet Merxha – SHFMU “Lidhja e Prizrenit”.
Në konkurrencën e vajzave, fituese u shpallën:
1.Dritlinda Zejnaj – SHFMU “Dëshmorët e Kombit”
2.Sorea Berisha – SHFMU “Xhemajl Kada”
3.Hira Luta – SHFMU “Tetë Marsi”




















