Asambleja Komunale mbajti mbledhjen e vet të rregullt të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Haxhi Lajqi.
Në këtë takim, asmableistet miratuan Rregulloren mbi ndarjen e banesave sociale në pronësi të Komunës së Pejës, në shfrytëzim më qira për raste sociale, pas proceduarës së diskutimin publik, si dhe miratuan rekomandimin e Kryetarit të Komunës për formimin e Komisionit Për Emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të përberë prej 11-të anëtarëve nga të gjitha parti politike që janë në Kuvend, një nga FSK-ja, një anëtar nga Shoqata e Zejtareve si dhe një Historian.
Po ashtu në këtë mbledhje Këshilltaret e Asamblesë, shqyrtuan rekomandimin për shpallje me interes të përgjithshëm: Zhvillimi i turizmit malor në ngastrat e kadastrave nr.10, nr.124 dhe nr.252, nr.6/3, zona e kadastrave Kuqishtë KK. Pejë, për ngritjen e kapaciteteve blegtorale dhe pas diskutimeve të shumta rreth kësaj pike u morë vendim për formimin e një komisioni nga këshilltaret komunal dhe disa drejtorive përkatëse për mbajtjen e një takimi konsultativ me banore e fshatit Kuqishtë.
Në vazhdim të kësaj mbledhje u shtuan edhe dy pika shtesë; Rishikimi dhe miratimi i buxheti për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2010 si dhe ndërrimi i pozitës së nënkryetarit të parë të Komunës Gazmend Muhaxheri në Drejtorë të Urbanizmit, ndërsa drejtoresha Zana Radoniqi nga pozita Drejtoresh e Urbanizmit u emërua Drejtorësh e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa Drejtor i Punëve Komunale u emërua Naim Sahiti, kurse në postin e nënkryetarit të parë u emërua Shefqet Uka Këshilltar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Asambleja në këtë mbledhje shqyrtoi edhe disa çështje të tjera nga rëndi i punës.
Asambleja Komunale mbajti mbledhjen e vet të rregullt të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Haxhi Lajqi.
