Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Arsim, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me gjendjen aktuale në institucionet arsimore të Komunës së Pejës, sfidat me të cilat përballen shkollat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së arsimit.Gjatë diskutimeve u trajtuan tema si dhuna në shkolla dhe rëndësia e parandalimit të saj, organizimi praktikave profesionale për nxënësit e shkollave profesionale, ndikimi i teknologjisë në procesin mësimor, si dhe çështja e vlerësimit të nxënësve. Po ashtu, u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përkatëse.Komiteti për Arsim do të vazhdojë angazhimin në trajtimin e çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit.
