Është mbajtur takimi i dytë i rregullt i Mekanizmit Koordinues, i udhëhequr nga Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues, znj.Samka Drançolli me pjesëmarrjen e institucioneve anëtare.
Gjatë takimit u prezantua puna e mekanizmit, u diskutua raportimi institucional për periudhën prill–qershor 2026 lidhur me rastet e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe u përcaktuan prioritetet dhe hapat e ardhshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit vizituan muralin e ri kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin e përbashkët për mbështetjen e tyre.
Komuna e Pejës vazhdon angazhimin e saj për parandalimin dhe trajtimin e dhunës përmes një qasjeje të koordinuar, gjithëpërfshirëse dhe institucionale.