Letërsia si kujtesë, emocion dhe krenari e vendlindjes.
Në kuadër të Festivalit të Letërsisë “Peja Kryeprotagoniste”, u mbajt një mbrëmje e veçantë letrare, e cila vuri në qendër krijimtarinë, kujtesën dhe fuqinë shprehëse të fjalës, përmes promovimit të veprave “Mos i kallxo harrimit” të Naime Beqirajt dhe “Dhjetë ditët e mia të tejpashme” të Rozafa Shpuzës.
Mbrëmja u karakterizua nga emocioni, ndjeshmëria artistike dhe krenaria për vlerat kulturore, duke e shndërruar letërsinë në një urë lidhëse ndërmjet kujtesës, identitetit dhe vendlindjes.
Në këtë atmosferë të veçantë, prania e Shkodrës solli frymën dhe pasurinë e saj kulturore, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë njerëzor dhe artistik.
Përpara një audience të përbërë nga dashamirës të letërsisë dhe kulturës, fjala letrare krijoi hapësirë për reflektim, rikthim te kujtimet dhe dialog kulturor, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e letërsisë në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kulturor ndër breza.
Festivali i Letërsisë “Peja” vazhdon të afirmojë qytetin si një hapësirë të rëndësishme të krijimtarisë, shkëmbimit të ideve dhe promovimit të vlerave letrare e kulturore.
Peja protagoniste e fjalës, e kujtesës dhe e kulturës.
Sepse letërsia nuk është vetëm ajo që shkruhet, por edhe ajo që mbetet brenda nesh














